NJË EMIGRANT 22-VJEÇAR, U TËRHOQ ZVARRË DHE U COPËTUA NGA NJË KAMION!
Ngjarja tragjike ka ndodhur sot në mëngjes në orën 9.20 ne ishullin Mikonos, ku një 22-vjeçar nga Bangladeshi ka humbur jetën në asfalt, shkruan gazeta e emigrantëve fjalajonë.com
Ai ka rreshqitur me motorrin e tij dhe ka përfundur nën rrotat e një kamioni.
Vdekja ka qenë e menjëhershme. Në vendngjarje mbriti policia dhe po heton shkaqet e tragjedisë.
Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në rrugën provinciale Drafaki-Paragas – rruga që të çon në Paradise.
Si pasojë e përplasjes së ashpër është copëtuar 22-vjeçari fatkeq nga Bangladeshi!

