5 shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë greke në Selanik, pasia akuzohen për kultivim dhe trafikim të lëndëve narkotike.
Bëhet me dije se në pranga kanë rënë 5 shqiptarë të moshës 40, 26, 31, 27 dhe 35 vjeç.
Mediat greke shkruajnë se 5 shqiptarët bashkëpunonin dhe mbjellnin, korrnin dhe më pas shpërndanin kanabisin në yona të ndrzshme të Selanikut.
Policia gjatë një kontrolli në banesat e shqiptarëve ka gjetur dhe sekuestruar 37 bimë kanabis, 37 kilogramë e 776 gramë kanabis të papërpunuar, 5 celularë dhe një sasi parash, të ardhura nga trafiku i drogës.

