Të hënën, Akademia e Nobelit në Stokholm shpalli fituesin e çmimit Nobel në mjekësi: shkencëtarin suedez Svante Paabo. Ai u nderua për zbulimin e sekreteve të ADN-së së Neandertalit. Hulumtimet e tij kanë sjellë njohuri të rëndësishme për të kuptuar sistemin tonë imunitar, argumentoi juria.
Pääbo edhe më parë ishte nderuar me çmime të shumta kombëtare dhe ndërkombëtare. Në vitin 1992 atij i ishte dhënë çmimi gjerman Leibniz, një nga çmimet më të njohura të shkencës në botë. 67-vjeçari ishte në Leipzig të Gjermanisë kur mësoi për nderimin e tij më të fundit.
Pääbo nuk është nobelisti i parë në familjen e tij. Edhe i ati, Sune Bergström, e ka marrë çmimin për të njëjtën kategori, në vitin 1982. Bergström u nderua së bashku me dy të tjerë për “zbulime në lidhje me prostaglandinës dhe substanca aktive biologjikisht të afërta”, shkruan DW

