Kështu shkruan në “Facebook” deputeti demokrat i qarkut Dibër, Xhelal Mziu.
Ai përcjellë në rrjetet sociale entuziazmin e tij, por edhe argumentet pse duhet që Maqellara të jetë një bashkitë e Republikës.
Ja postimi i plotë:
🟦 Maqellara propozohet nga Partia Demokratike për të qenë Bashki më vete, në hartën e re teritoriale të Shqipërisë!
👉Bashkia Maqellarë ka një histori, kulturë dhe konektivitet të veçantë nga zonat e tjera përreth saj!
👉Ka një bazë ekonomike bujqësinë, blektorinë, frutikulturën, artizanatin, biznese të ndryshme dhe agroturizmin!
👉Maqellara ka një histori identifikuese që nga viti 1467, si një nga vilajetet e Dibrës së Poshtme, kjo Bashki mundet që të quhet dhe Bashkia Arbër (nga principata e Arbërit), si porta hyrëse e rrugës së Arbërit për në Dibër!
👉Bashkia ka një sipërfaqe prej 87,2 km2, një popullsi prej më shumë se 16 mijë banorë! Maqellara kufizohet me Dibrën e Madhe, Dibrën dhe me Bulqizën!
👉Fshatrat e Maqellarës janë!
Maqellarë, Bllatë e Epërme, Bllatë e Poshtme, Burim, Çernenë, Fushë e Vogël, Katund i Vogël, Kërçisht i Epërm, Kërçisht i Poshtëm, Kllobçisht, Kovashic, Majtarë, Pocest, Obok, Pesjak, Podgoricë, Vojnik, Dovolan, Erebare, Grezhdan, Herebel, Popinar, Gradec!



