Eurostat ka publikuar sot të dhëna që tregojnë se shqiptarët janë të tretët në botë dhe të parët në Evropë për sa u përket urdhrave për t’u larguar nga një vend i BE-së në tremujorin e dytë të vitit 2022.
“Për sa i përket shtetësisë së njerëzve të urdhëruar të largohen nga territori i një shteti anëtar të BE-së, algjerianët (8 170) përfaqësonin pjesën më të madhe të totalit (8,5%), të ndjekur nga marokenët (7 235), shqiptarët (6 640) dhe pakistanezët (6 260). Tunizianët (5 630) vijnë pas në listë, të ndjekur nga Bangladeshi (3 990), gjeorgjianët (3 690), turqit (3 425), indianët (3 135) dhe irakenët (2 940)”, thuhet në njoftimin e Eurostat.



