Në një bisedë televizive kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, u shpreh se primaret janë të rëndësishme, por jo të mjaftueshme.
Duhet një sondazh serioz, se cilin emër duan qytetarët.
Ai u shpreh:
Primare brenda shtëpisë së vet, kushdo mund ti bëjë, gjithësesi, mendoj se kjo është e pamjaftueshme.
Propozimi është që të organizohet sondazh nga një kompani serioze, për të kuptuar se cilin individ pëlqejnë qytetarët.
Kjo është formulë pajtimi përtej konflikteve personale.
Detyra sot është që të bëjmë primare me popullin.

