NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Berisha në SHBA/ Takon Kongresmenin Joe Wilson, kryetar i Komisionit te Helsinkit të kongresit të SHBA. Diskutime mbi pasojat e narkoshtetit dhe farsës zgjedhore nevoja për qeveri teknike në Shqipëri dhe gjendjen e të drejtave të njeriut në Shqipëri.
    5 days ago
    Gazment Bardhi/ Edhe sa vila të padeklaruara duhet t’i zbulohen Belinda Ballukut, në mënyrë që SPAK të sjellë në Kuvend kërkesën për heqjen e imunitetit për t’i hapur rrugë arrestimit të saj?
    6 days ago
    Gremina e arsimit në Shqipëri/ Prof. Luçiano Boçi: Asterix-i që shfryn propagandën
    1 week ago
    Belind Këlliçi/ Skandali i trafikut të armëve, duhen dorëheqje dhe hetime të menjëhershme nga SPAK!
    1 week ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: 174 të vdekur e qindra të lënduar pas një ndeshje futbolli në Indonezi
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Belind Këlliçi: 5 viktima në pak javë nga telat e energjisë, kur do mbajë përgjegjësi Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, apo qoftë dhe një zyrtar i vetëm i shtetit?!
Të tjera
Ylli Asllani: LIBOHOVA NUK ËSHTË RASTI QË MUND TË SHKRIHET ME NJË FIRMË TË KRYEMINISTRIT NË TIRANË!
Të tjera
Egla Ceno rrëfen përplasjen me Ramën në Berat: Doja vetëm të flisja, ai u çua i irrituar dhe më tha; Dil jashtë…
Të tjera
Shpetim Axhami: ARSIMI NUK ËSHTË PROPOGANDË, ËSHTË MISION!
Të tjera
Rama fyeu protestuesit vlonjatë/ Reagon ish-kryebashkiaku, Gezim Zilja: Ore Kryeministër qesharak!
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

174 të vdekur e qindra të lënduar pas një ndeshje futbolli në Indonezi

Neutrale
Last updated: 2022/10/02 at 1:46 PM
Neutrale 4 years ago
Share
SHARE

Të paktën 174 persona kanë vdekur pas një ndeshje futbolli në provincën indoneziane Java Lindore. Numri i të vdekurve nuk është përfundimtar, sepse shumë të tjerë janë lënduar.

Policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë tifozët e tërbuar, tha inspektori i përgjithshëm i policisë Nico Afinta në një konferencë për shtyp. 34 njerëz vdiqën në fushën e stadiumit Kanjuruhan, të gjithë të tjerët në spitale, nga pasojat e lëndimeve, tha Afinta sipas raporteve nga radio stacioni Elshinta dhe stacioni tvOne. Ndër të vdekurit janë edhe dy anëtarë të policisë kombëtare të Indonezisë. Ai fillimisht nuk dha asnjë informacion për shkakun e tragjedisë.

Trazirat shpërthyen pas ndeshjes së futbollit në Premier League mes Arema FC dhe Persebaya FC. Pas humbjes 2-3 në fushën e vet, mijëra spektatorë të zemëruar u futën në fushë. Kjo ishte humbja e parë e Arema FC në më shumë se dy dekada. Kur policia përdori gaz lotsjellës, shpërtheu paniku masiv. Shumë prej viktimave me sa duket u shkelën deri në vdekje.

Fotot e publikuara në faqen e tvOne tregojnë ndër të tjera një makinë të shkatërruar tërësisht në stadium. Fotot e tjera tregojnë futjen në fushë dhe tymin që shihej në fushën e futbollit dhe në tribuna.

Një dalje nga stadiumi ishte bllokuar dhe atje ka pasur skena të tmerrshme ku kanë humbur jetën shumë njerëz, në përpjekjet për të ikur nga stadiumi. Afinta thotë se në klinika po trajtohen rreth 180 persona të tjerë, të cilët kanë pjesërisht edhe lëndime të rënda. Ndaj ekziston frika se numri i viktimave mund të shtohet. Nga trazirat janë dëmtuar edhe 13 automjete, duke përfshirë dhjetë automjete policie.

Presidenti indonezian Joko Widodo ka urdhëruar një rishikim të masave të sigurisë në lojërat e futbollit, pas kësaj katastrofe. Ministri i sportit dhe rinisë së vendit, shefi i policisë kombëtare dhe kreu i Konfederatës së Futbollit të Indonezisë janë urdhëruar të “kryejnë një vlerësim të plotë të ndeshjeve të futbollit dhe procedurave të sigurisë”, tha Widodo në një deklaratë televizive.

Ngushëllimet e para

Klubet e futbollit Arema dhe Persebaya shprehën ngushëllimet e tyre për familjet e viktimave. “Arema FC shpreh ngushëllimet e saj të sinqerta për fatkeqësinë në Kanjuruhan. Edhe menaxhmenti i Arema FC është përgjegjës për trajtimin e viktimave, të vdekur e të plagosur,” tha shefi i klubit Abdul Haris. Klubi do të krijojë një qendër krizash dhe një qendër informacioni për viktimat. Ata janë “të gatshëm të paguajnë edhe dëmshpërblim”.

Federata e Futbollit të Indonezisë pezulloi ndeshjet për një javë. Arema u ndalua të luajë ndeshje në stadiumin e vet për pjesën e mbetur të sezonit. Është krijuar edhe një grup hetimor që duhej të fillonte punën të dielën. Federata shpreh keqardhje për veprimet e tifozëve të Aremës në stadium. “Na vjen keq dhe kërkojmë falje nga familjet e viktimave dhe të gjithë të tjertë të përfshirë në incident,” tha kryetari i shoqatës Mochamad Iriawan.

Dhuna e tifozëve konsiderohet si një problem serioz në Indonezi. Rivalitetet e thella shpesh rezultojnë në mosmarrëveshje vdekjeprurëse. Disa lojëra janë aq të ngarkuara sa që lojtarët e ekipit që kryesor tabelën duhet të udhëtojnë në ndeshjet si mysafir nën mbrojtje të organeve të sigurisë.
bc/kle/wa (dpa, afp, rtr)

TAGGED: Lajme
Neutrale October 2, 2022
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Belind Këlliçi: 5 viktima në pak javë nga telat e energjisë, kur do mbajë përgjegjësi Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, apo qoftë dhe një zyrtar i vetëm i shtetit?!
1 day ago
Ylli Asllani: LIBOHOVA NUK ËSHTË RASTI QË MUND TË SHKRIHET ME NJË FIRMË TË KRYEMINISTRIT NË TIRANË!
3 days ago
Egla Ceno rrëfen përplasjen me Ramën në Berat: Doja vetëm të flisja, ai u çua i irrituar dhe më tha; Dil jashtë…
3 days ago
Shpetim Axhami: ARSIMI NUK ËSHTË PROPOGANDË, ËSHTË MISION!
3 days ago
Rama fyeu protestuesit vlonjatë/ Reagon ish-kryebashkiaku, Gezim Zilja: Ore Kryeministër qesharak!
4 days ago

Belind Këlliçi: 5 viktima në pak javë nga telat e energjisë, kur do mbajë përgjegjësi Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, apo qoftë dhe një zyrtar i vetëm i shtetit?!

Ylli Asllani: LIBOHOVA NUK ËSHTË RASTI QË MUND TË SHKRIHET ME NJË FIRMË TË KRYEMINISTRIT NË TIRANË!

Egla Ceno rrëfen përplasjen me Ramën në Berat: Doja vetëm të flisja, ai u çua i irrituar dhe më tha; Dil jashtë…

Shpetim Axhami: ARSIMI NUK ËSHTË PROPOGANDË, ËSHTË MISION!

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?