Natë.
Shi. Qamet.
Humba.
Pa nam. Pa nishan.
Ora 23.
Ezmerka vuri kujen…
Ja si ngjau.
Më thirri shefi. Shkova. Pimë nga një lëng në zyrë. Përfunduam në një restorant peshku.
Aty ia bëhu Agron Llakaj!…
-Do një birrë, -i tha pronari….
Agroni: Jo. Sot jam në shërbim të gruas dhe fëmijëve…
Pronari: Shko merri dhe ne presim këtu.
Janë një grup shoferësh nga Greqia. Kur vinë në Tiranë, peshkun e marrin nga Saranda.
Peshk i egër…
Mund të marrim me vete ndonjë koqe peshku, tha Agroni…
Jo, vetëm për të ngrënë…
Erdha, tha Agroni, pasi iku.
Pastaj shto ujë e shto miell dhe në tavolinë erdhën nja 4-5 grekë së bashku me Koço Devolen, Kozma Dushin etj.
Grekët na qëlluan qejfllinj. Pinin e kërcenin.
Njeri më ngjante me Zorbën, personazhin e famshëm të Niko Kazanxaqit.
Unë nuk di greqisht! Mëkat!
Po me peshk në dorë, verën në buzë dhe vallen çaprazçe kuptoheshim për mrekulli!
Duhet të përmend edhe një hollësi:
nuk njoftova familjen.
Në vesh më foli Kozmai, kur ora shënonte 24.
-Ika unë, derman!…
Rri, i thashë unë. Këtu paguajnë grekët!…
-Do iki, sepse ata do me thonë këndo dhe hidh valle!…
Po kërce, I thashë!…
-Nuk dua, se jam artist! Po ti pse habite: Ti, psh që je politikan i dështuar, kërcen me Bashën! Nuk ta mban!
Më kishte zënë një gjumë i rëndë.
Vera e tepërt mbyt çdo parim!…
Ashtu turbull dëgjoj që binte dera.
Përpara meje qëndronte shefi i policisë. Miku im. Më shikonte me sy të zgurdulluar…
-Gjallë, qënke!…
Gjallë, i thashë. Pse kam qënë në rrezik?…
-Ke qënë i humbur për tërë natën! U vu në alarm qeveria!
Zakonisht humbasin politikanët me nishane.
Është herë e parë që humbet një politikan i dështuar!…



