Ish kryeministri Sali Berisha ka shprehur nderimet dhe ngushëllimet për ndarjen nga jeta të piktorit të shquar Sali Shijaku.
Ja statusi i tij në rrjetet sociale:
Nderim për piktorin e pavdekshëm Sali Shijaku!
Të dashur miq, Sali Shijaku, mjeshtri i madh i pikturës dhe arteve pamore mbylli sytë përgjithmonë. Ndarja e tij nga jeta është një humbje e madhe për pikturën, artin dhe kulturën tonë.
Duke shprehur nderimin tim më të thellë për Sali Shijakun dhe trashëgiminë e tij artistike të pavdekshme i përcjell familjes, të afërmve dhe miqve të kollosit të pikturës dhe arteve pamore shqiptare, ngushëllimet më të ndjera dhe lutem që shpirti i tij të prehet në paqe. Amin. sb

