Ministria e Shëndetësisë njofton se 24 orët e fundit statistikat e COVID-19 janë:
Dy qytetarë kanë humbur jetën nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë. Viktimat janë një qytetar nga Korça 84 vjeç dhe një qytetar nga Tirana 87 vjeç.
Gjatë 24 orëve janë kryer 166 testime , prej të cilëve kanë rezultuar me COVID 18 qytetarë. Rastet e reja janë konfirmuar 9 në Tiranë, 3 në Lushnje, nga 2 qytetarë në Mallakastër, Vlorë, nga 1 qytetarë në Pukë, Delvinë.
Janë 865 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 9 pacientë. Janë shëruar 90 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 326,001 që nga fillimi i epidemisë.



