Zv.kryeministrja Belinda Balluku duket se po përgatit dekoratën e re për kursimtarët e energjisë elektrike.
“Ti je heroi i energjisë”, kjo është nisma e re me edukimin e fëmijëve për problemin botëror të energjisë.
Grupe të rinjësh janë përfshirë nëpër shkolla me këtë nismë.
Ja postimi I Ballukut në “Facebook”:
Grupet tona të çunave dhe gocave nga të gjitha kompanitë e sektorit ⚡energjetik vijojnë takimet me 👧🧒nxënësit nëpër 🏫shkollat e kryeqytetit për të përcjellë informacione të rëndësishme dhe mësuar fëmijët për mënyrën sesi duhet të kursejmë energji në shtëpitë tona. “Ti je heroi i energjisë” po tërheq gjithmonë e më shumë vëmendjen e 🎒nxënësve të cilët kanë shprehur interes jo vetëm për të mësuar më shumë për energjinë, por edhe për të dhënë kontributin e tyre. Vetëm të gjithë bashkë do ja dalim ta kapërcejmë edhe këtë sfidë.
#Tëbashkuarjotëndarë🤝
#Shqipëriaeardhmjajonë☀️🇦🇱





