Pas humbjes së dytë (1-2) ndaj Benfikës së Lisbonës në shtëpi, lojtarët dhe stafi u vërshëllyen dhe u ofenduan rëndë nga tifozët, të cilët mbetën të zhgënjyer nga paraqitja e skuadrës.
Pas ndeshjes një prononcim të shkurtër pati dhe nga kapiteni Bonuçi, që u shpreh:
“Vërshëllimat janë të drejta. Ka pak për të thënë. Ne kemi humbur një ndeshje që absolutisht nuk duhet ta humbnim.
Është e drejtë që te shahemi! Jam unë kapiteni që e kam vënë fytyrën përpara. Po kalojmë një moment ku e kemi të vështirë të bëjmë gjithçka.
Jam i shqetësuar, nuk ka asgjë për të fshehur. Fatkeqësisht, ne e lëmë lojën shumë shpesh. Nuk e di pse dhe kjo është gjëja që më shqetëson më shumë. Ne luftojmë për t’i mbajtur ndeshjet konstante.
Tani ka pak për të thënë, thjesht duhet të mbyllim gojën, të punojmë dhe të shohim përpara.
Unë mendoj se është një situatë që duhet ndryshuar, sigurisht. Kemi shumë lojtarë jashtë, kur gjithmonë luajnë të njëjtët dhe ndjehet lodhja. Është faji i të gjithëve”, u shpreh Bonuçi.



