Pika më e dobët, por njëkohësisht shpresohet edhe më e goditshme e Edi Ramës sigurisht që është “Super Struktura e Korrupsionit”, e ndërtuar me një Master Plan vit pas viti që prej më shumë se njëzet vjetësh, pandërprerë e papushim derisa ka mbërritur në ditët e sotme, me përmasat e një Perbindëshi, i cili shfaqet në format më unike të paktën në vendin tonë, duke filluar nga betonozimi i Tiranës, për të zbritur pak në Portin e Durrësit, rrethrrotulluar me Inceneratorët Fieri-Elbasan-Tiranë, vazhduar me pronat e Bregut si një Zonë Ekonomike e Interesit të Veçantë, që për lehtësi leximi përdorim Akronimin ZEIV, rrethuar me Dy Aeroporte si ai i Vlorës dhe pak më vonë i Sarandës, si dy Koka të Mashës së hekurt Tokë-Qiell dhe anasjelltas, e cila mban të mbërthyer brenda saj, ZIEV, me një tunel përbashkues si ai i Llogorasë, i cili suprimoi për tu lënë gati në harresë atë të Rrugës së Arbërit, pasi nuk se e ka interesin e influencës korruptive si ay i Trojeve të Bregut, i cili si për ironi të fatit, makineritë e të parit, u shkulën nga Qafë Murrizi, në mes të punimeve, zemrës së malit, fakt i cili provon interesin korruptiv, jo se ndërtimi i tij, nuk duhej, por se vështruar nga çdo pikëpamje ekonomike, nuk e konkurronte atë të Arbënit.
Aq i madh është interesi korruptiv, sa jo vetëm Rruga e Arbërit u la rrugëve, por edhe tuneli i saj, mbeti nën malin e patejdukshëm akoma, duke shkelur me më shumë se dyfishi i kohës së ndërtimit të tij dhe saj, zaten duke shkelur principe njerëzore të lashtë sa vetë njerzimi, të kryerjes së një pune, e cila kur has në vështirësi të paparashikueshme, mbeten dy rrugë-o hiqet dorë, ose shtohen forcat për përfundimin e saj, por kurrë nuk pakësohen ato siç po ndodh paradoksalisht me gravitetin e Llogorasë, si funksion i interesit korruptiv ashiqare, hapur ditën për diell, për ti quajtur të harruara Tendreat e Qendrave të Qyteteve që u bënë si u bënë, apo Kanabizimin e gjithë Shqipërisë, që edhe ai u harrua, si dominante e atyre që erdhën më pas.
Pyetja e parë që shtrohet është;
A duhet shkatërruar kjo Megastrukturë Korrupsioni? Pastaj me radhë; Kush mund ta bëjë këtë? Për të vijuar me; Si?
Nuk besoj se ka shqiptar, të paimplikuar në këtë Korrupsion, që nuk e dëshiron Shqipërinë, një vend normal. Këtij konstatimi i rri ngjitur pradigma e sinergjisë së vënies në lëvizje për ta ndryshuar këtë situatë jonormale. Pa shkuar tek pyetja e dytë, në çështje vjen një nënpyetje në dukje idiote, por që duhet marrë një kumt prej saj, se a janë të gatshëm shqiptarët për të lëvizur në këtë sens? Apo sa të gatshëm janë, është një tjetër pyetje po aq e rëndësishme? Kush e mat këtë gatishmëri? Ta kthejmë nga ana tjetër; Kush i pengon? A mos jemi një popull i korruptuar? Apo na pëlqen korrupsioni? Apo kemi respekt dhe nderim për të korruptuarit? A është i kundërshtueshëm fakti ndër ne, se të korruptuarit dhe arritjet e tyre përbëjnë qëllimin e shumicës sonë? Nuk është aq i thjeshtë ky fakt, përtej parimeve, pasi lartësitë sociale dhe politike në Arnautistanin tonë janë mbërritur vetëm nëpërmjet korrupsionit safi dhe në rastin më të mirë, e të shprehur më fort, të atij politik, por ai më i sigurti ka qenë ai shtetëror financiar. Modeli më i zi, që u jepet shqiptarëve, por model funksional ama dhe këtu tronditen ca themele të harruara si principe!
Historikisht shqiptarët për të realizuar qëllimet e tyre, e kanë lënë këtë vend, duke e kërkuar fatin e tyre jashtë tij-mjafton të përmendim në bllok Rilindjen Kombëtare, emër për emër, Nënën Tereza, Papa Klementin e XI, Karl Gega, Konica, e të tjerë deri në ditët e sotme që shkëlqejnë Universiteteve të botës, me shumë pak gjasa për tu kthyer një ditë. Përse nuk kthehen? Ndoshta ky vend është shumë i pisët, ose nuk ju del, ose ju rri ngushtë, ose ju zë frymën. Pra ky vend si i pushtuar, apo si i lirë, nuk se ka ndonjë ndryshim përsa i përket realizimit të ëndrrës dhe jetës këtu! Çfarë mund të thotë i shkreti njeri, kur e përplas kokën me përgjysmimin e shqiptarëve, apo të ikjes së më shumë syresh, se sa të atyre që ende nuk kanë ikur akoma, pasi mbeten shumë pak nesh, që janë të vendosur për të mos i marrë rrugët e Perendimit.
Ky është Alarm! Dhe këtë gjendje alarimi e bën më të Zi, kumti i KM, që thotë se Ikja është Trend!!! Po se deri në ç’kufi e ruan ky trend prekjen e masës kritike, kjo nuk na është shpjeguar nga KM! Ose sa përqind të shqiptarëve duhet të ikin, që të mos quhet më trend? Askush nuk e di.
Kështu ka qenë, por tani kambanat oshëtijnë aq rëndshëm, sa ndotja ka mbuluar dhenë.
Tani kemi mbërritur tek përgjigja e pyetjes së dytë; Kush duhet ta marrë përsipër këtë luftë, për ta shndërruar këtë vend në të jetueshëm? Kush tjetër përveç Opozitës? Si i ka Kredencialet e Ndershmërisë kjo Opozitë, por tu përballur me të korruptuarit e pushtetit? Kjo pyetje që vlen sa, bëhet a s’bëhet kjo luftë, kërkon një përgjigje që anipse nuk është më e pritshmja, ose ajo që duhet të jetë, pra një Opozitë e pastër dhe e ndershme, sidoqoftë në çdo rast është shumë më e pastër se ky pushtet i gërryer fund e majë nga korrupsioni. Por a mjafton? E thënë pak më ndryshe, shqiptarët nuk kanë shteg, as alternativë tjetër, përveçse “Nevojës Ekstreme”, që do të thotë se, për të shpëtuar dy, duhet “vrarë” njëri!
Në kushtet e mungesës së një opozite që duhet të jetë, e pastër, e re dhe dinamike, mbetet të hamë këtë Sorrën, në vend të Pulës që nuk e kemi!
Kemi mbërritur zhapa zhdrapa në pyetjen e fundit, por jo nga rëndësia; Si?
Kushti pa të cilin, në Shqipëri nuk vjen kurrë në pushtet, aq më tepër në këto kohëra, është sigurimi i mbështetjes së fortë ndërkombëtare nga ana e opozitës dhe, shtrëngimi i saj në dhënien e një goditje Knockdown, qeverisjes korruptive.
Mitingjet seriale, nuk bëhen për të rrëzuar qeverinë, sado e korruptuar që të jetë ajo dhe sado masive të zhvillohen protestat, por kanë për qëllim të vetëm, forcimin e Liderit dhe rritjen e besimit tek ay, asgjë më shumë! Përvoja 30 vjeçare, e ka dëshmuar këtë gjë, sa asgjë më shumë se këtë. Pra qeverisë, nuk ja ndjen për Mitingjet e opozitës, për të mos thënë se nxit një klimë më të rëndë korrupsioni me shtimin e intensitetit të KÇK.
As serialet e mitingjeve me pretendim në arritjen e një Mase Kritike të Protestuesve me qëllimin që të shkaktojë Krizë, aq sa të ulë qeverinë me opozitën në tryezë për zgjidhjen e saj, nuk se kanë ndodhur dhe as ka gjasa që të ndodhë, veçanërisht me problemet që kanë ende pa zgjidhur liderët e saj me faktorët më të rëndësishëm ndërkombëtarë.
Pa mbështetjen e qartë të Aleatëve Euroatlantik për opozitën, nuk mbërrin askund. Asnjëherë. Aq më tepër tani. Ata që i kanë dalë për Zot Opozitës, kanë barrën e rëndë, por të domosdoshme për ta realizuar këtë mbështetje dhe kjo qeveri bie për shumë pak kohë. Përndryshe jemi të dënuar të presim. Sa? Sa të thotë Zoti mbetet me thënë.
Av.Alfred Duka/ Do ta rrëzojmë ne, apo të presim Zotin?
Leave a comment
Leave a comment

