Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar sot nga detyra prokurorin e Tiranë, Julian Xengo.
Ky i fundit është shkarkuar pas problemeve të rezultuara me pasurinë dhe pastërtinë e figurës.
Xengo ishte prokuror në Prokurinë e Tiranës.
Ndaj prokurorit Xhengo janë depozituar 25 denoncime nga publiku. Nga verifikimi i denoncimeve ka rezultuar se subjekti ka proceduar me vendimarrje për mosfillim të hetimeve apo regjistrim të procedimeve penale në tejkalim të afateve. Po ashtu, ka rezultuar se ka vendosur pushimin e çështjeve apo ka zgjatur hetimin e çështjeve pa kryer hetime.

