Hakerat që sulmuan sistemin TIMS dhe disa prej platformave qeveritare shqiptare, bëjnë me dije se kanë nxjerrë në shitje të dhënat e hyrje-daljeve të shtetasve shqiptarë në kufi.
Grupi “Homeland Justice” deklaron se është gati të publikojë databazën bashkë me atë të e-albanias në këmbim të 0.025 dhe 0.04 bitcoin.




