Një tjetër sulm kibernetik është regjistruar mbrëmë mbi sistemin TIMS.
Autorësia është nga Republika Islamike e Iranit.
Lajmi është dhënë nga kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetin social “Twitter”.
“Një tjetër sulm kibernetik nga të njëjtët agresorë, tanimë të ekspozuar dhe dënuar prej vendeve aleate e mike të Shqipërisë, është shënuar mbrëmë mbi sistemin TIMS! Ndërkohë vazhdojmë punojmë përditë pa orar me aleatët për t’i bërë të papenetrueshme sistemet tona digjitale”-shkruan Rama.



