Lamtumirë mik !
Të paraftyroj mik, kur sheh ftyrën e qeshun të fmive që në prehën me gzim të hidhrn e ti shpirtvram z’duron dot, jo se në shpirt dashnia për ta asht bjerr, por nga pamunsia që gzimin t’ja garantosh dhe nesër …
Të ndjej mik se si lamshi në fyt të mblidhet e poshtë s’mun e çosh, sytë plot lot të mbushen, natën në vetmi, kur kush s’të sheh, kur të dashtunit tuj flen e ti ne idhnim i turresh Zotit se s’mun ban ma mirë për ta nesër …
Të shoh mik, anës krrusun mundimesh, tek i kthen shpinën gjindes se kutia jote s’ka as duhan me kthy për sot, e aq ma pak kafe me dorovit neser…
Te kuptoj mik, nuk dite si me ju gjegj tujve kur pytën pse kasollja jonë në terr e ti kruspull u mblodhe i vetdishëm që ishe i pamundun me ba ma mirë nesër …
Ta justifikoj mik rrugën pa kthim që more, burri s’un rri me dekë kadalë, po kam merak o mik se ma i sert ka me kenë dimni në atë konak pa ty nesër…
Të kërkoj falje o mik që s’të njoha , ndoshta po të ishim dy, tre, katër, një mijë do dërrmonim padrejtesinë , arrogancen, do zbythnim frikën e do ishe me ne dhe nesër …
Të kjoft dheu i lehtë o mik se barra e dashnisë dhe e dhimbjes së atyne që le do jetë fort e randë, shpirti yt e ndrittë dhe e ngroftë atë konak që zemërngushtësia e njerzve pa shpirt urdhnoi me e lan në terr e të ftohtë …
Mallku kjoft kush nuk njeh mshirë e zot !

