Një 63-vjeçar është gjetur i pajetë ditën e sotme në ujërat e lumit të Tiranës, në vendin e quajtur “Shkalla e Tujanit”, në verilindje të kryeqytetit, në aksin e rrugës së Arbërit.
Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur policia dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur identitetin e viktimës.