Janë kryer 24 orët e fundit: 282 testime, 28 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 228 të shëruar në 24 orët e fundit
Ministria e Shëndetësisë/
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 282 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 28 qytetarë, në këto bashki:
16 në Tiranë, 3 në Gjirokastër, nga 2 qytetarë në Lushnje, Përmet, Gramsh, nga 1 qytetar në Malësi e Madhe, Durrës, Divjakë.
Janë 2,215 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 18 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Janë shëruar 228 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 323,277 që nga fillimi i epidemisë.

