Kujtojmë, se më 15 Dhjetor 2010 u miratua: Hyrja në fuqi e liberalizimit të vizave për qytetarët shqiptarë që udhëtojnë në vendet e zonës Schengen.
Duhet të dini që emrin e ka marr nga qyteza Schengen në Luksemburg (Luxembourg).
Zona Shengen përcakton territoret e shumë shteteve evropiane që kanë firmosur zbatimin e Marrëveshjes me të njëjtin emër e nënshkruar në qytetin e Shengenit në Luksemburg.
Historia nis në vitin 1985, kur pesë shtete evropiane (Belgjika, Franca, Gjermania, Luksemburgu, Holanda) firmosën një marrëveshje për lehtësimin e lëvizjes midis tyre.
Zona e Shengenit me kushte më të plota lehtësuese erdhi në ekzistencë më 26 mars 1995 kur hartës dhe rregullave të Marrëveshjes së Shengenit ju bashkuan më shumë shtete dhe vazhdimisht është zgjeruar me pjesëmarrje.