Kreu i PD, Sali Berisha ka reaguar ndaj kryeministri Edi Rama, i cili teksa fliste dje në Beograd, në kuadër të Ballkanit të Hapur, e quajti gjuhën shqipe, një gjuhë të çuditshme.
Berisha ka publikuar videon me fyerjet e Ramës dhe e quan atë një albanofob antishqiptar.
“Vetëm albanofobëve anti-shqiptar gjuha shqipe iu duket e çuditshme, për shqiptarët dhe miqtë e tyre ajo është gjuhë e bukur”, shkruan Berisha.



