Milan, klubi Italian ndër më të suksesshmit jo vetëm në Itali, por edhe në futbollin Evropian, tashmë ka një pronar të ri.
Firma private e investimeve RedBird Capital Partners njoftoi se ka zyrtarizuar blerjen e klubit të Milanit për shumën e 1.2 miliardë eurove.
Në bazë të marrëveshjes, 99.93% të aksioneve kalojnë nga fondi i Elliott te Gerry Cardinale, themeluesi i RedBird.