Fundi i Botës që njerëzit tremben ka ardhur, ka kohë që ka mbërritur.
Sepse ajo që shohim çdo ditë, ajo që ndodh me jetët tona nuk janë gjëra normale për një shoqëri normale. Katastrofat natyrore në raport me ato njerëzoret nuk janë asgjë.
Nuk ka tërmet e stuhi të vrasë më shumë se sa vrasin veset e këqija në shoqërinë tonë sot.
E kjo për faj tonë, të indiferencës tonë. Ç’më duhet mua.
Unë jam mirë.
Po nuk je mirë o njeri, nuk je mirë, kur përreth teje ndodhin makabritete.
Nuk je mirë kur dëgjon rastet e pedofilisë, përdhunimet që ndoshta në luftë kanë ndodhur po jo ta rrëmbejnë fëmijën në oborr të shtëpisë e ta përdhunojnë e vrasin. Nuk je mirë kur dëgjon që fëmija vret nënën, babën, fqinjin.
Nuk jemi mirë kur e keqja sillet rrotull në kërkim të gjahut të radhës.
E kjo jo për faj të kohës po për fajin tonë.
Për faj të lakmisë, babëzisë, injorancës që është shtuar pa kufi.
Sepse në emër të (lirisë) çdo idiot është i lirë.
O ndërgjegje kthehu sërish tek bota njerëzore që nuk mundemi më ta quajmë të tillë.
Më të lirë ndjehen qentë e rrugës se njerëzit.
Njeriu për njeriun është ujk thonin të parët.
Po kjo kohë ka krijuar dilemën: nuk e dimë në të vërtetë çfarë qenka ky njeri?
Ky njeri që të ha në mënyrë të pabesë. Vret, vjedh, perdhunon….
Çfarë je ti o …nuk e di…
Bardha Alimeta/ Ku po shkojmë?…

Leave a comment Leave a comment


