Në pranga ka rënë 49-vjeçari Sokol Dardha.
Ai është arrestuar në Kuçovë, pasi i janë sekuestruar lëndë narktotike në automjetin e tij, tip “Ford”
Mësohet se Dardha, para shumë vitesh ka qenë vetë efektiv policie, por tashmë kish zgjedhur rrugën e kundraligjshme për të siguruar të ardhura.
Në makinën e tij u gjetën dhe sekuestruan 10 doza lënde narkotike dhe vaj hashashi.
Ai u arrestua në flagrancë dhe makina me lëndët narkotike u bllokua.

