Kryeministri Edi Rama ndodhet në Slloveni.
Ai do të marrë pjesë në Forumin Strategjik të Bledit, projekt i qeverisë sllovene, organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Sllovenisë dhe Qendra për Perspektivë Evropiane.
Në një prononcim për mediat kryeministri Rama ka folur edhe për lëvizjen e qytetarëve të Kosovës
Një pasazh nga fjala e tij:
“Sa i takon Serbisë dhe Kosovës, mendoj që ende është turp i madh që qytetarët e Kosovës nuk mund të lëvizin lirisht pa viza ndërkohë që e bënin këtë kur ishin nën një regjim barbar dhe tani çlirimtaret (vendet e BE-së) e mbajne peng duke mos i dhene liberalizimin e vizave. Sa i takon dialogut midis tyre, e kam fjalën mes Kosovës dhe Serbisë, jam i bindur siç kam qenë se nuk ka vlerë të humbasim kaq shumë kohë, ka shumë energji, në vend që të ulemi e të zgjidhim problemet siç u ulën në fund të fundit”.