Ata kishin paralajmëruar dhe tashmë grupi i hakerave ka nisur publikimin e të dhënave për qytetarët e thjeshtë.
Të ashtuquajtur “Homeland Justice” ose “Drejtësia e Atdheut”, pasi publikoi materiale nga e-mailet e kryeministrit Edi Rama dhe disa ministrive, midis tyre të ministrive kryesore, si Ministrisë së Jashtme, Ministrisë së Brendshme dhe asaj të Mbrojtjes ka nxjerrë në publik edhe numrat e telefonit të qytetarëve shqiptarë.
“Loja është gati për të nisur. Tani njerëzit do të kuptojnë se politikanët e tyre të korruptuar nuk kanë bërë asgjë për sigurinë e tyre”, është mesazhi që shoqëron dosjet e publikuara në të cilat hakerat kanë publikuar në faqen e tyre dosjet me qindra numrave të qytetarëve shqiptarë, shoqëruar me emrin, mbiemrin dhe numrin personal të kartës së identitetit.


