Luana Vjollca e ekraneve shqiptare ishte me pushime në Sicili dhe prej andej postonte foto mbresëlënëse.
Në një moment ajo intrigoi ndjekësit me pyetjen: Gjejeni se ku do jem….
E pra, zbulohet se mbrëmjen e djeshme ajo ka darkuar në restorantin e Nusretit të famshëm të Dubait.
Veç, jo në Dubai…
Dihet se ai, Nusreti apo “prestigjatori” i kripës, para pak kohësh ka hapur edhe një restorant në ishullin grek të Mykonos.
Pikërisht aty ka darkuar Luana dhe këtë lajm e bënë me dije Nesreti, i cili
ka publikuar një foto të Luanës në Insta Story, e në fotot vijuese bëhet e qartë se ajo ndodhet në ishullin e famshëm grek.