Për të përcaktuar nivelin mjekësor dhe shërbimit shëndetësor në një vend ka shumë indikator, por sigurisht që më së pari është përvoja dhe mendimi që krijojnë pacientët dhe familjarët e tyre.
Një tjetër “dëshmitar” i paanshëm dhe objektiv është Banka Botërore, e cila nuk merret me opinione, por ju referohet statistikave zyrtare.
Shkurt, te të dhënat e këtij Enti Internacional, do të ndal më poshtë…
Numri i spitaleve, shtretërve spitalor si dhe numri i mjekëve e infermierëve për banorë janë tregues objektivë të cilësisë së shërbimit mjekësor në një vend.
Sipas raportit të Bankës Botërore të vitit 2021, Shqipëria për nga numri i mjekëve për banor renditet ndër vendet që kryesojnë për keq:
Albania 1.1 mjekë për 1000 banorë
Nicaragua 1.0 mjekë për 1000 banorë
Pakistan 1.0 mjekë për 1000 banorë
Morocco 0.9 mjekë për 1000 banorë
Nepal 0.8 mjekë për 1000 banorë
Bangladesh 0.8 mjekë për 1000 banorë
Afghanistan 0.7 mjekë për 1000 banorë
Angola 0.3 mjekë për 1000 banorë
Cambodia 0.3 mjekë për 1000 banorë
Kongo 0.4 mjekë për 1000 banorë
Kjo qeveri, e cila po hyn në vitin e 10-të të qeverisjes çfarë ka ndryshuar ndonjë tregues?
Propaganda qeveritare e ka krahasuar shëndetësinë tonë të rilindur me Italinë e Gjermaninë, madje e ka vlerësuar 10 deri 50 herë më mirë !!!
Në gjithë shumicën e vendeve nê Evropë, Azi, USA, Kanada ka 4 fishin me mjekëve për 1000 banorë, në krahasim me Shqipërinë, por unë kam zgjedhur disa:
Lithuania 6.4 mjekë për 1000 banorë.
Belarusian 5.3 mjekë për 1000 banorë
Greqia 5.5 mjekë për 1000 banorë
Austria 5.2 mjekë për 1000 banorë
Israel 4.6 mjekë për 1000 banorë
Germany 4.5 mjekë për 1000 banorë.
Switzerland 4.5 mjekë për 1000 banorë
Bulgaria 4.0 mjeke për 1000 banorë
Danmark 4.4 mjekë për 1000 banorë
Spain 4.1 mjekë për 1000 banorë
Serbia 3.4 mjekë për 1000 banorë
Slovenia 3.9 mjekë për 1000 .
Ja pra, jemi më mirë se disa vende në Afrikë e jo vetëm… kaq, por simbol retorikës qeveritare, vende të Evropës na kanë zili