Në moshën 82-vjeçare është ndarë nga jeta ish-ministri i Bujqësisë, Haxhi Aliko.
Lajmi është bërë i ditur nga miq dhe të afërm të politikanit, të cilët kanë ndarë lajmin e hidhur në Facebook.
Prof.Dr Haxhi Aliko ka pas qenë rektor i Institutit të Lartë Bujqësor, sot Universiteti Bujqësor i Tiranës.
Ai ka qenë edhe Ministër i Bujqësisë për një periudhë disa mujore, në vitin 1997, në të ashtuquajturën Qeveri e Pajtimit Kombëtar, ku kryeministër ishte Bashkim Fino.