Moti i keq ka përfshirë Italinë veriore dhe qendrore si rrallë ndodh në këtë stinë.
Raportohet se furia e rrebeshit dhe erërave të forta shkaktoi dy të vdekur në rajonin e Toskanës, si dhe dëme të mëdha, shkruajnë mediat italiane
Një grua dhe një burrë u goditën nga trungjet e pemëve gjatë reshjeve në zonat Lucca dhe Carrara.
Në Lucca tre persona kanë mbetur të plagosur pasi një pjesë e çatisë së një shtëpie private është shkëputur dhe ka rënë në trotuar nga era e fortë.
Në të gjithë rajonin e Toskanës ka pasur ndërprerje në furnizimin me energji elektrike, ndërsa edhe në rajonin e Ligurias, në Genova, shpejtësia e erës i ka kaluar 140 kilometra në orë.