Gati prej një ore qendra e Tiranës u ndodh në blackout, mbasi në qendrën e saj u stakua energjia elektrike.
Pjesa e pedonales dhe qendra muzeale Toptani e përjetoi më keq këtë fakt, mbasi kafenetë, restorantatet dhe pedonalia e qytetit ishin plot me vizitorë dhe turistë.
Pakënaqësia u reflektua edhe me disa të bërtitura antiqeveritare në pjesën komerciale të “Toptanit”.
Në momentin që energjia u rikthye, të huaj dhe shqiptarë brohoritën si për festë.

