Ertjan Kofsha ka fituar tri medalje ari në grupmoshat U-17.
Ai ka shkëlqyer me paraqitjen e tij në Kampionatin Europian të peshëngritjes për moshat U-15 dhe U-17 që po mbahet në Raszyn të Polonisë.
Djaloshi Cërrikas stërvitet nga trajneri Leonard Toska.
Kofsha regjistroi rezultate të mahnitëse, duke ngritur 145 kg në stilin e shkëputjes, 168 në stilin e shtytjes, për ta mbyllur dygarëshin me plot 308 kg.
Kështu kombëtarja jonë e shtangës e mbyll me 6 medalje gjithsej Kampionatin Europian, pasi edhe Enkileda Carja fitoi tri medalje bronzi për moshat U-15.