Krijuar radhë e gjatë me automjete që nga Mulleti deri në hyrje të Tiranës.
Autoveturat janë vendosur në tre kolona, dhe sikurse informohemi nga dëshmitarë okularë në trafik, lëvizja ka mbi një orë e bllokuar.
Automjetet nuk e kalojnë shpejtësinë 5-6 km/orë, por mbi të gjitha janë minutat kur nuk ka fare lëvizje.Nyja kryesore që krijon këtë bllokim është rrethrrotullimi i TEG.
Edhe pse policia është e pranishme ata nuk po i japin dot zgjidhje.

