Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të mërkure në Fushë Krujë.
Një 55-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri, ndërsa ende nuk bëhet i ditur emri i personit.
Po ashtu ende nuk dihet se si ka ndodhur ngjarja. Policia është nisur drejt vendit të ngjarjes dhe po punon për të zbardhur ngjarjen si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.