Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës, afër mesnatës, te një hotel në zonën e “Shkëmbit të Kavajës”.
Fëmija është transportuar menjëherë në spital.
“Rreth orës 22:50, te Shkëmbi i Kavajës, Durrës, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i katit të tretë të një hoteli, një 10 vjeçar, polak, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spital”, thuhet në njoftimin e policisë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

