Fatkeqësisht ngjarja e djeshme ku ndodhi tragjedia i ka dhënë efektet menjëherë sot.
Plazhi i Potamit është bosh dhe kjo është një sinjal jo i mirë për turizmin.
Në redaksinë e gazetës neutrale.al mbërrijnë fotografi të cilat përcjellin trishtimin e sotëm në plazhin e Potamit të Himarës.
Duket se qytetarët e kanë abandonuar plazhin, ku ndodhi ngjarja tragjike dje, me vrasjen e vajzës 7 vjeçare, prej një oficeri të policisë, i cili drejtonte një skaf luksi.
Siç shihet dhe nga fotot, plazhi është bosh, ndryshe nga një ditë më parë.