Injoranca nuk ka brirë!!!
Dhimbja nuk ka fjalë të zgjedhura, ka thikë në shpirt, ndaj dufin do ta shpreh në zhargon, sepse baltë është ky pushtet.
Kur gomerët vishen me pushtet, kur gomerët bëhen miliarderë, kur gomerëve i duket vetja zot në këtë tokë, ndodhin fatkeqësi si kjo sot në Himarë!!!
Nga gomari, në gomone!!!!
Nuk di të ngasë gomarin, e pretendon të ngasë gomonen!!!
Pse? Sepse ka uniformë, pushtet, ose para!!!
E degjeneruan këtë vend e ia nxinë jetën njerëzve!!!
Boll më!!!!
Largohuni !
Për sa kohë nuk i parandaloni dot tragjeditë, për sa kohë nuk e garantoni dot sigurinë e jetës qoftë edhe në plazhe, për sa kohë nuk e kontrolloni dot bregdetin, DUHET PATJETËR t’i vini drynin gomoneve e jetskive, që na përplasen brigjeve me arrogancë nga çdo ndyresirë që ka pushtet e lekë të pista në këtë vend!
Ngushëllime familjes… dhimbje e pa masë…