Katër shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë greke, pasi u kapën duke transportuar 67 kile kokainë të ndarë në 48 pako.
Arrestimi i tyre ka ndodhur mbrëmjen e datës 30 korrik në Igumenicë, shkruan protothema.gr.
Policia greke ka pikasur dy makinat në të cilat po udhëtonin autorët dhe i ka ndaluar për kontroll rutinë.
Gjatë kontrollit brenda njërës makinë u gjetën 48 pako me kanabis të papërpunuar me peshë totale 66 kg e 690 gram.
Dy automjetet janë sekuestruar nga policia së bashku me 2 190 euro dhe shtatë aparate celularë, të cilat iu gjetën autorëve, ndaj të cilëve është ngritur një dosje për trafikim të lëndëve narkotike.
Çështja ka kaluar në Prokurorinë e Rrethit Thesproti.