Një 42 vjeçar është vënë në prangat e policisë.
42 vjeçari me inicialet F. D. në gjendje të dehur, ka djegur një hangar me bazë ushqimore për bagëtitë, në posedim të shtetasit H. Ç., 65 vjeç, banues në Sovjan.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. D., 42 vjeç, banues në fshatin Sovjan, Maliq, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, pasi në fshatin Sovjan, Maliq, në gjendje të dehur, ka djegur një hangar me bazë ushqimore për bagëtitë, në posedim të shtetasit H. Ç., 65 vjeç, banues në Sovjan, brenda të cilit kishte edhe 4 m³ dru zjarri”, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprime të mëtejshme.

