Ngjarja ka ndodhur në lagjen 14 të qytetit të Korçës.
Shtetasi Klajdi Asllani ka qenë dhe më parë i dënuar me burg po për armëmbajtje pa leje dhe ka afro një vit që është i lirë.
Ai është konstatuar nga një patrullë policie që kishte në brez armë zjarri dhe për t’i shpëtuar asaj e ka hedhur armën në një vend mbeturinash.
Efektivët janë vënë në ndjekje dhe mbasi e kanë prangosur e kanë dërguar në ambientet e paraburgimit.
Dokumentet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë.