Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë ku dy të rinjtë janë konfliktuar dhe 23 vjeçare O.M, ka nxjerrë thikën dhe ka plagosur 21 vjeçarin E.M.
Fatmirësisht i plagosuri është nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi:
“Plagosi me mjet prerës një shtetas, vihet në pranga 23-vjeçari. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 arrestuan në flagrancë shtetasin O. M., 23 vjeç, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Ky shtetas, mbrëmjen e djeshme, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasin E. M., 21 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedural”, njofton policia