Më 24 zhvillohet ceremonia e fillimit të detyrës së Presidentit të Republikës.
Pse në këtë datë, kur është vendosur, kur ka filluar ?
Zhvillohet më 24 korrik për arsyet që i shpjegoj më poshtë.
Më 23.7.1997 presidenti Sali Berisha me një letër drejtuar Kuvendit Popullor dha dorëheqjen, e cila nuk u votua. (Ndërsa në vitin 1992 dorëheqja e Ramiz Alisë u votua). Më 23-24 korrik 1997 president i përkohshëm ishte kryetari i Kuvendit Popullor, Skënder Gjinushi.
Më 24.7.1997 Rexhep Meidani u zgjodh president i republikës dhe nga ajo ditë, kjo datë ka ngelur si dita e kalimit të pushtetit nga njëri president te tjetri.
Nuk ka pasur ceremoni zyrtare në vitet 1991, 1992 dhe 1997. Janë zhvilluar ceremoni zyrtare në vitet 2002, 2007, 2012 dhe 2017.
24 korriku i vitit aktual (2022) është e pesta ceremoni presudenciale.
Nga viti 1991, janë zgjedhur 8 presidentë të Shqipërisë.