Policia bën me dije se ka arrestuar autorin që ekzekutoi në vitin 2016 ish drejtorin e OST0së Saimir Jakun. Mësohet se personi i arrestuar është Dorjan Keqi.
Ndaj tij janë ngritur akuza për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake e municionit”.
Policia tha në konferencë për shtyp se ky shtetas, “në bashkëpunim me shtetas të tjerë, dyshohet se e ka kryer krimin e vrasjes së shtetasit Saimir Jaku, kundrejt pagesës”.