Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me njoftimin në Twitter se ka shkarkuar nga posti i zv.kryeministrit Arben Ahmetaj dhe në vend të tij ka emëruar Belinda Ballukun.
Postimi i Ramës:
“Falenderoj Arben Ahmetajn për kontributin në misionin tonë të përmbushur me një sukses spektakolar për Rindërtimin. Falenderoj Zef Mazin për kontributin në arritjen e madhe historike të çeljes së negociatave; dy bashkëpunëtorë të vlefshëm në një rrugë sfidash që vazhdon.
Energjia si sfida më kolosale e kësaj periudhe dhe infrastruktura si sfidë e pandërprerë kombëtare, janë bërë sot edhe marrëdhënie intensive me qeveri e institucione ndërkombëtare. Koha që roli i zv/kryeministrit të fokusohet në këto fusha. Belinda Balluku bëhet zv/kryeministre”, shkruan Rama në Twitter.