Të veshë kriminelin, jo shumë larg në kohë, më 2024 dënuar në Angli me 5 vjet burg, për posedim të drogave, në një hotel, në Ksamil, saktësisht në Hotel “PRINCIPOTES”, si “truproje”, ndërsa si ai, të tjerë, në atë resort apo fqinjë, mund të punonin si “kamarier”, si kuzhinier”…???!!! Kjo nuk është më çudi shqiptare e epokës edramjane dhe e turizmit allashqiptar! Sepse ka shtrirje edhe në resorte të tjera, sipas parimeve “shif rrushi rrushin e piqu”, “më i shkathëti, më i shpejti, më i fituari”, “sa më afër zemrës dhe duarve të qeverisë, aq më pranë milionave të rinj”!?
“Sa më me shumë dënime dhe vite burg, aq më i denjë për punë të mira në Shqipëri…!” Në mënyrë figurative, të lejosh një ish burgaxhi apo bos trafiqesh drogrash dhe pisllëqesh të tjera të bëhet pronar hoteli apo resorti turistik si dhe biznesesh të tjerë e ky ta mbushi, me njerëz të miellit dhe brumit apo të soit dhe lloit të vet, kriminelë si vetja, mund të jetë ngjashëm sikur të veshë Ministrin e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhen në Spitalin Neuro-psikiatrik Nr.5, në Tiranë, në pavionin e të sëmurëve (të të çmendurve) më agresivë, si shef apo si mjek-roje???!!! Ose të veshë vetë Edi Ramën, si ministër kulture, turizmi, të brendshëm, si kryeministër… të njërit prej vendeve latino- amerikane, të Kolumbisë, Meksikës, Venezuelës, Ekuadorit…apo si governator të Arubas…, pa i pyetur fare popujt dhe parlamentet e këtyre vendeve…!?
Xhevat Mustafa/ Turizmi shqiptar masivisht në duart e kriminelëve…
Leave a comment
Leave a comment

