Nga Florida ……për kolegët e mi poet mërgimtar.
Frymëzimi, ne poetët, shpesh na rrëmben
Mendje, shpirt na i çoroditë
Edhe zërin lart e ngremë ,
Fillojmë e flasim me perënditë !
Këto vende, me ato nga vijmë ne
Sigurisht ndryshojnë, miqtë e mi
Dhe pse jetojmë në tjetër “atdhe”
Shqipërisë i këndojmë me dashuri .
Jemi mërgimtarë të gjithë këtu
Mërgimi ca gjëra në shpirt ndryshoi
Shkruajm poezi dhe Unë dhe Ju
Dhe poezinë s’e kemi njësoj .
U lodhëm, u munduam, se shumë herë provuam
Të ecim nëpër udhën e bukur te krijimtarisë,
Me frymëzimet dhe ndjenjat tona guxuam
Ti japim tingëllim te ri poezisë !
Floridë, June 23-2022 .