Të shtëna me armë mesditën e sotme në zonën e “Ujit të Ftohtë” në qytetin e Vlorës.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se dy persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin. Më pas, njëri prej tyre ka qëlluar në ajër.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe është vënë në ndjekje të personit i cili qëlloi me armë.
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 12:00, në afërsi të tunelit në “Uji të Ftohtë”, si pasojë e një konflikti të çastit për motive të dobëta, dyshohet se një shtetas, ka qëlluar me armë zjarri në ajër.
Nga verifikimet e bëra nga shërbimet e Policisë, nuk ka persona të dëmtuar.
Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për kapjen e autorit i cili është identifikuar nga Policia menjëherë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personave të përfshirë në konflikt.