Qyteti i Kukësit është uzurpuar nga mbeturinat në çdo cep, rrugicë, shkurrnajë dhe kjo ilustrohet me fotot që përcjellë në rrjetet sociale, Dega e PD-së Kukës.
Ata shkruajnë se mbeturinat janë në zyrat dhe rrugët e qytetit, por kuksianët nuk i durojnë dot.
Kryetari i zgjedhur me 8%, shkruajnë ata, nuk interesohet për gjendjen e fshatrave, ai e ka mendjen te gjërat e mëdha, te 30% që merren në firmosje kontratash.
Ja statusi i plotë:
Mbeturina në rrugët dhe zyrat e Kukësit
“Promovuesi i madh” i turizmit të bjeshkëve, kryetari i zgjedhur me 8 % të votave të kuksianëve nuk shqetësohet aspak që rrugët kryesore të qytetit dhe fshatrave paraqiten në kërë gjendje.
Por kështu ndodh kur pushteti është i “interesuar” për gjëra të mëdha, me fonde të mëdha nga ku 30% e tyre merren në momentin e firmosjes së tenderit.
Kukësi nuk i duron mbeturinat kudo qofshin ato, në rrugë apo zyrat e pushtetit!