Kryetari i Bashkisë Tiranë njofton se është thuajse gati Terminali i autobusëve për linjat e qyteteve të pjesës lindore të vendit.
Ja postimi i tij në “Facebook”:
Jemi thuajse gati me Terminalin Lindor të autobusëve, në një hapësirë që dikur ishte djerrë, kurse sot po ngrihet një nga portat hyrëse kryesore në Tiranë. Shërbimi në terminal do të jetë i ngjashëm me atë të një aeroporti dhe vjen si pikë lidhje me transportin urban dhe ndërqytetas.
Koha e “hajde se u mbush” ka mbaruar kur Tirana zgjodhi të jetë një qytet modern!