Aksidenti ka ndodhur në linjën Verona-Padova dhe ka qenë fatal për një të ri shqiptar.
Sipas mediave italiane, rreth orës 11:20 të ditës së sotme, një djalë është përplasur nga një tren në linjën hekurudhore Verona-Padova pranë Caldiero. Vdekja është konstatuar nga mjeku i dërguar në vendin e ngjarjes.
Raportohet se viktima është një i ri shqiptar 24-vjeçar, i cili mesa duket është përplasur nga treni teksa tentonte të kalonte shinat.
Trafiku hekurudhor është pezulluar në Caldiero për të lejuar autoritetet kompetente të vijojnë procedurat